LAJMET

EMISIONET NË TV KLAN

SERIALET NE TV KLAN

ERTUGRUL

Ertugrul, njeriu që vendosi për fatin e botës. Ai që themeloi perandorinë më të madhe e cila sundoi botën për 6 shekuj. Seriali më i mirë i vitit 2015, triumfues në shikueshmëri që nga episodi i parë. Seriali më i kushtueshem deri më tani me veshje dhe skenografi mahnitese! I vlerësuar nga kritika, fitues i dhjetera çmimeve dhe i bazuar në ngjarje historike. Në këtë luftë ka spiunë, tradhëtarë dhe kalorës. Në këtë udhëtim ka intriga, rreziqe dhe vdekje. Në këtë histori ka miqesi, sakrificë, guxim dhe trimëri. Në këtë sagë ka një histori magjepsëse dashurie.

  • E hënë - e mërkurë ora 21:00
    E shtunë - e diel ora 20:05

ÇUKUR

“Çukur” (Gropa) është emri i një prej lagjeve më të rrezikshme të Stambollit, ku të gjithë njerëzit e cilësojnë njëri-tjetrin anëtarë të një familjeje të madhe që mbijetesën e siguron nga paratë e krimit. Një histori rrënqethëse mbi dashurinë, familjen dhe komunitetin, bazuar tek një i ri që rikthehet në lagjen e tij të vjetër për të zëvendësuar të atin si kreu i një klani kriminal. “Çukur” tregon historinë e Jamaçit nga familja influente Koçova që sundon Çukurin. Kur Jamaç takon Senën, ai bie në dashuri me të dhe martohet brenda pak ditësh.

  • E hënë - e premte ora 20:00

Dyshja Fantastike

Njëri është më i miri në anën aziatike, tjetri është shumë i famshëm në anën evropiane. Nuk e durojnë dot njëri-tjetrin, por duhet të formojnë sëbashku një skuadër kundër një bande ndërkombëtare droge.

  • E hënë - e premte ora 16:05

Vrasje të vogla

4 gra shumë të bukura, të suksesshme, të pasura dhe mikesha që në fëmijëri. Kur ishin adoleshente 3 prej tyre i punojnë një rreng shoqës duke e bërë atë me turp, të shkatërruar moralisht dhe në prag të vetëvrasjes. Pas 20 vitesh, fati i ribashkon ato rastësisht në një funeral... Romancë, hakmarrje, vrasje. 4 mikesha por më vonë edhe 4 rivale. Sepse çdokush mund të jetë vrasësi...

  • E hënë - e premte ora 18:20

Qyteti i humbur

Në një lagje të varfër të Stambollit, banorët e një pallati 6 katësh po përpiqen të kapin ritmin e jetës urbane. Ata duhet të heqin dorë nga ëndrrat dhe shpresat, vetëm që të mbijetojnë në një metropol të madh. Tragjedi njerëzore të shkaktuara nga varfëria dhe diskriminimi, papunësia apo drama e fëmijëve të rrugës. Nën hijen e varfërisë një nënë me 6 fëmijë jetimë, detyrohet të migroje në Stamboll… Një histori dashurie që shkatërron gjithçka. Çfarë ndodh në periferi të një metropoli me një familje që lufton për mbijetesë?

  • E hënë - e premte ora 14:35

Bixhoz me dashurinë

Mbiemri Oberoi do të thotë pushtet, para dhe shkëlqim. Ajo që bën të veëantë këtë familje, është lidhja shpirtërore e të vëllezërve të pandashëm. 3 vëllezër që marrin mbi shpatulla moralin, principet dhe vazhdimësinë e familjes drejt famës dhe suksesit. Ata njihen ndryshe si mendja, trupi dhe shpirti. Djemtë Oberoi janë rritur mes luksit, famës dhe pushtetit, si dhe njihen si beqarët më të kërkuar. Ata e dinë se me një të kërcitur të gishtave, e kanë fuqinë të ndryshojnë fatin e gjithkujt. Omkara është një skulptor, me pasion artin dhe shume i përkushtuar në profesionin e tij dhe një milioner gjithashtu. Rudra në jetën e tij do vetëm palester, të vishet bukur, të flirtojë dhe të festojë. Shivai, një biznesmen arrogant dhe imazhi i perandorisë Oberoi. Ai ka vetëm dy prioritete në jetë: biznesin dhe vëllezërit e tij. Jeta e tyre ndryshon, kur ata bien në dashuri me gra që janë krejt e kundërta e tyre. Edhe vetë familja Oberoi ka një të shkuar sekrete. Kjo e shkuar mund të vijë për të gjuajtur familjen dhe dashuritë respektive të vëllezërve. Ëfarë do të ndodhë kur të filloje politika e biznesit dhe lojërat në dashuri?

Xhenet

Një foshnjë braktiset që në lindje. 20 vjet më vonë ajo rishfaqet rastësisht si një arkitekte e talentuar. Por lotet e Xhenet duket se nuk do të shterojnë kurrë. Një dashuri me shikim të parë me ish-shokun e fëmijërisë. Një dramë familjarë që të mbërthen para ekranit. Pse një nënë refuzon dashurimë mëmësore? Cili është mekati i Xhenet?

RRAHJE ZEMRE

Prodhim i vitit 2017-2018 me aktoren e ëmbël dhe shumë të preferuar Öyku Carayel (në role të meparshme Xhemre tek “Kuzey Guney”, “Diamante dhe dashuri”, apo si sulltanesha Dilruba tek “Sulltanesha Kosem”). Edhe pse bota është një vend “I tmerrshëm”, ka gjithmonë njerëz, të cilët vërtetojnë se njerëzit e mirë në fund janë gjithmonë fitues. Dy të dashuruar, po, edhe pse ata përpiqen t’a mohojnë. Rrahjet e zemrës nuk i fshehin dot. Një histori e sfidave jetësore të një doktoreshe të suksesshme, e cila e nisi gjithçka nga zero dhe me shumë inat për tu bërë dikush në jetë. Një mashkull që do ti japë asaj kurajo dhe më pas do ta dojë pafundësisht.

PolitikëMË shumë

Këmbimi valutor 19 Korrik
Valuta Blihet Shitet

EUR

121.80

122.40

USD

108.20

109.10

GBP

135

136.2

CHF

109.6

110.7

Horoskopi 19 Korrik 2019
Dashi

Mund t'ju duket sikur personat që keni më afër janë më të ndjeshëm se kurrë. Kjo ndodh vetëm pasi kanë disa çështje personale të cilat po i bëjnë të sillen në këtë mënyrë. Përpiquni t'i ndihmoni, por jepini gjithashtu hapësirën e nevojshme.

Demi

Planetet tregojnë se do të duhet të jeni në formën tuaj më të mirë sot dhe në fundjavë. Shumë do të varet nga sjellja që do të zgjidhni të keni, ndaj tregohuni pozitivë dhe besoni se e meritoni që të jeni të suksesshëm. Do të shihni se do t'ia dilni.

Binjaket

Harroni se çfarë mund të ketë shkuar keq në të shkuarën dhe fokusohuni vetëm tek ajo që mund të përmirësoni në të ardhmen. Potenciali juaj është thuajse i pakufizuar, por është në dorën tuaj që t'i bëni gjërat të ndodhin. Gjërat e mira në jetë nuk vijnë nga qielli.

Gaforrja

Nëse përfshiheni në gjërat personale të një miku pa jua kërkuar ata vetë, rezultati mund të mos jetë ai që mendoni. Bëni kujdes dhe respektoni limitet e tjetrit. Situata është e tillë që qoftë ndërhyrja më e vogël mund të sjellë pasoja të paparashikueshme.

Luani

Marsi në shenjë ju mbush me energji dhe ambicie, por sot kjo nuk do të mjaftojë për t'ju dhënë vetëbesimin e duhur. Kujtojini vetes herë pas here gjërat e mira që ju presin përpara në jetë.

Virgjeresha

Nëse po kërkonit të mbanit distancë me dikë që është kthyer disi në barrë tani është koha për ta bërë. Zgjidhini fjalët me kujdes, por mos lini asnjë dyshim për qëllimet tuaja.

Peshorja

Pavarësisht lodhjes dhe gjërave të ndryshme që kanë ndodhur rreth e rrotull ia keni dalë të bëni përpara, megjithatë ka ardhur koha që në disa fusha të ulni ritmin dhe të mendoni se çfarë po bëni dhe përse. Pyeteni veten: Cili është qëllimi përfundimtar?

Akrepi

Gjërat që po ndodhin kohët e fundit në punë do t'ju japin mundësinë që të mendoni se cili është misioni juaj të terma afatgjatë. Megjithatë mos lejoni që mendimet të mbizotërojnë gjithçka, në fund veprimet janë ato që kanë vërtetë rëndësi.

Shigjetari

Ditët e fundit duket sikur udhëhiqeni nga tendenca për të parë gjithçka me frikë dhe dyshim. Mos u shqetësoni edhe aty ku nuk ka asnjë rrezik. Madje ajo që do të ndodhë sot do t'ju sjellë përfitime të shumta në mënyra të ndryshme.

Bricjapi

Nëse doni të bëni përpara ky është momenti i duhur për të vepruar. Teksa rivalët janë ende duke menduar për opsionet e tyre, ju mund të veproni duke vijuar para. Ndiqni instiktin dhe tregohuni të hapur ndaj mundësive të reja që do t'ju dalin para.

Ujori

Universi është në anën tuaj dhe do t'ju ndihmojë. Por më parë duhet të tregoni se jeni të gatshëm që të rrezikoni pozicionin tuaj të rehatshëm dhe të merrni një drejtim tërësisht të ri.

Peshqit

Ajo që mund t'ju thonë njerëzit sot do të duket e sinqertë, por është fort e këshillueshme që të lexoni mes rreshtave për të kuptuar se çfarë nënkuptojnë vërtetë. Vini në dyshim gjithçka shihni e dëgjoni.

AktualitetMË shumë

Showbiz

KulturëMË shumë

KurioziteteMË shumë

LifestyleMË shumë