Partnerja e tij  Cardi B është përpjekur të ngushëllojë reperin

Përpjekjet e artistes Cardi B për t’ju rikthyer jetës normale me bashkëshortin Offset pas vdekjes së reperit Takeoff kanë rezultuar të pasuksesshme.

Jam ndjerë kaq e pashpresë duke u përpjekur ta bëj të lumtur burrin tim, duke u përpjekur ta bëj atë të buzëqeshë”, është shprehur ajo.

30-vjeçarja u shpreh se  të shihte Offset  duke qarë e ka lënduar tej mase.

Kushërirti i Offest,Takeoff u qëllua për vdekje në Houston më 1 Nëntor në moshën 28-vjeçare. Takeoff bashkë me Offset dhe Quavo kanë qenë në grupin “Migos”.

Unë kam shkuar të fle dhe të zgjohem duke shpresuar se e gjithë kjo është një ëndërr, por është realitet dhe realiteti ndihet si një makth”, shkroi reperi Offest pas vdekjes së reperit Takeoff në rrjetet sociale.

Oficerët e policisë u telefonuan në lidhje me të shtënat me armë në qendër të Houstonit, ku po zhvillohej një festë private me rreth 40 persona.

Klan News