Oficerët bien në det gjatë ndjekjes, veprimi i pabesueshëm i trafikantëve

Oficerët bien në det gjatë ndjekjes, veprimi i pabesueshëm i trafikantëve

22:24 08/10/2019

Tre oficerë policie në Spanjë u shpëtuan nga ujërat e detit nga trafikantët që po përpiqeshin të ndalonin. Policët spanjollë ishin në mes të ndjekjes me shpejtësi të lartë të 4 trafikantëve të dyshuar, kur ranë në ujë dhe kishin nevojë për ndihmë.

Varka e policisë po ecte me kaq shumë shpejtësi, sa mund të shihej duke kërcyer mbi dallgë. Në një moment, mjeti i policisë tentoi që t’i priste rrugën të dyshuarve, por u përplas me varkën e tyre, duke bërë që të 3 oficerët të përfundonin në det.

Në ndjekjen në det merrte pjesë edhe një helikopter i policisë. Këta të fundit, pasi panë kolegët e tyre në vështirësi kërkuan ndihmë me anë të një megafoni.

Dhe në vend që të largoheshin e t’i iknin policisë, të dyshuarit qëndruan dhe i nxorën oficerët nga uji.

Pavarësisht xhestit të tyre, ata u arrestuan dhe akuzohen për trafik droge. Në mjetin e tyre lundrues autoritetet sekuestruan plot 2.7 ton hashash./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori