Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë AMP dhe Policisë së Shtetit do të bëhen pjesë e një trajnimi të mbështetur nga ICITAP, që synon thellimin e hetimeve ndaj krimeve.

Gjatë prezantimit të këtij trajnimi, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, theksoi mbështetjen ndaj AMP-së për të forcuar akoma më shumë hetimet proaktive në luftë kundër korrupsionit në Polici.

Sipas tij, ky trajnim është pjesë e paketës për procesin e reformimit të AMP-së dhe çdo institucioni tjetër në varësinë e ministrisë që ai drejton.

Tv Klan