Oficerë të Policisë Gjyqësore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Policisë së Shtetit janë duke u trajnuar nga ICITAP me qëllim hetimin e krimit sipas një moduli të miratuar nga Prokurori i Përgjithshëm.

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha theksoi mbështetjen e plotë për institucionet e varësisë që do t’i nënshtrohen procesit efektiv të reformimit.  

Sipas tij, “për të pasur një reformë të suksesshme, kemi nevojë që AMP të jetë sa më dinamike në ushtrimin e funksioneve dhe detyrave të saj. Që të arrihen objektivat tona, duhet që punonjësit e AMP të kenë përgatitjen e duhur profesionale, integritetin dhe personalitetin e duhur”.

Klan News