Në 15 gjimnaze të Tiranës prej një jave janë vendosur oficerë sigurie, të cilët mbajnë nën kontroll perimetrin brenda shkollës dhe rreth tij. Në gjimnazin “Eqerem Çabej”, që Ministria e Arsimit zgjodhi të inspektojë, oficerja  tregoi një konflikti mes dy nxënësish ishte rasti i parë që ka zgjidhur.

“Ka qenë një konflik mes dy nxënësve që do merrte trajta më të rënda nëse nuk do trajtohej”.

Oficeri i sigurisë sipas ministres se arsimit nuk dublon psikologun, por bashkëpunon me të për të zgjidhur situatat.

Oficeri i sigurisë në shkolla është një projekt pilot i ndërmarrë nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me atë të Brendshme.

Nëse funksionon në shkollat e Tiranës do të shtrihet në shkollat e të gjithë vendit në Shtator.

Tv Klan