Një oficer i policisë angleze është arrestuar dhe ka dalë para gjykatës si i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e 33-vjeçares Sarah Everard.

Wayne Couzens u arrestua të martën dhe sot doli para gjykatës për seancën paraprake. BBC raporton se Couzens ishte i qetë para gjykatës dhe u pyet për rrëmbimin dhe vrasjen e Everard. 48-vjeçari do të dalë sërish para trupës gjykuese më 16 Mars.

Sarah Everars u raportua e zhdukur nga i dashuri i saj më 4 Mars pasi nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk ishte takuar me të prej disa orësh. Ajo kishte shkuar për vizitë tek një shoqja e saj mbrëmjen e 3 Marsit dhe prej andej u largua për në shtëpi.

Por në banesë nuk mbërriti kurrë. Sarah kishte telefonuar për rreth 14 minuta të dashurin e saj, por ai nuk i ishte përgjigjur thirrjeve. Kamerat e sigurisë në rrugë e kanë filmuar 33-vjeçaren përpara se të zhdukej.

Më pas u gjet e vdekur nga policia pas alarmit që kishte dhënë i dashuri i saj. Trupi i pajetë u konstatua në një zonë të pyllëzuar në Kent, e fshehur brenda një çante. Ekspertiza mjeko-ligjore konfirmoi identitetin e viktimës. Për këtë ngjarje të rëndë në Angli është arrestuar oficeri i policisë dhe çështja është ende në hetim. /tvklan.al