Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar formularin për të deklaruar pasurinë 5 personave me precedent të mëparshëm penal.

Ata janë:

– Arsen Hysenaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Klajdi Qirjo, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Elvis Muça, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Sejbi Kazazi, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”;

Daniel Meta, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”, thuhet në njoftimin e OFL. /tvklan.al