Operacioni Forca e Ligjit në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, u ka dërguar sot formularin e deklarimit të pasurisë 3 të dënuarve.

Në një njoftim për mediat, bëhet me dije se OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, Jurgen Veizaj (Memaj), Hekuran Gerb dhe Saimir Bubeqi.

Sipas OFL Jurgen Veizaj (Memaj) banues në Vlorë, është i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; Hekuran Gerbi banues në Vlorë, është i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Saimir Bubeqi banues në Vlorë, është i dënuar për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.