Ky është momenti i rëndë kur një turist humb tragjikisht jetën pasi nuk i hapet parashuta në kohë. Viktima është një 50-vjeçar gjerman, i cili po hidhej sëbashku me një mikun e tij, në qytezën Nazare të Portugalisë. 50-vjeçari ra mbi shkëmbinj, duke humbur jetën në vend, ndërsa vetëm pak momente më pas miku i tij u ul shëndoshë e mirë.

Në pamjet e xhiruara nga dëshmitarë që ndodheshin në vendngjarje, shihet një tjetër person, i cili po bëhej gati të hidhej gjithashtu nga shkëmbi. Por një moment që pa 50-vjeçarin që gjeti vdekjen ai mund të dëgjohet duke thënë:

 “Jo jo..

.” ndërsa më pas pyet të mbijetuarin nëse është mirë. Në video dëgjohet gjithashtu një grua e cila bërtet

“O Zot i madh”

. Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, parashuta e 50-vjeçarit u hap vetëm pasi ai ra në tokë.

Tragjedia ndodhi në të njëjtin vend ku një 29-vjeçar suedez pati të njëjtin fat në 2013. Ai po hidhej me parashutë, por kjo e fundit nuk u hap dhe i riu gjeti vdekjen. Ai kishte udhëtuar drejt Portugalisë për t’u hedhur nga lartësia. Shkëmbinjtë në Nazare janë vende tejet të famshme për ata që kanë pasion sportet ekstreme.

/tvklan.al