PDK e LDK: Kryeministri i paqartë për çfarë është arritur

Të riformatuar dhe në një fazë tjetër e ka paraqitur dialogun me Serbinë, kryeministri Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ku ka raportuar për marrëveshjen e Ohrit. Ai ka cilësuar marrëveshjen si historike për Kosovën. Ka thënë se kjo është njohje de fakco dhe me status të pakthyer.

“Serbia ka pranuar ta trajtojë Kosovën si anëtare të barabartë të Bashkësisë Ndërkombëtare. Serbia është zotuar që të mos kërcënojë me përdorim të forcës, por unë ende nuk do ta besoja këtë”.

Kurti është shprehur skeptik ndaj këtij pranimi. Duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ka thënë se vetëmenaxhimi nuk është vetëvendosje. Opozita e ka kritikuar Kurtin duke thënë se është i paqartë se për çfarë është dakorduar me Serbinë.

Ndërsa AAK-ja që e përkrah këtë marrëveshje e këshillon Kurtin si të veprojë pas marrëveshjes. Ndërkohë PSD ka zhvilluar një aksion ku ka shkruar në veturën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca, i cili pati deklaruar se askush është pro asnjë Asociacioni.

Kosova dhe Serbia kanë arritur në Ohër një marrëveshje pa nënshkrim për planin e BE-së dhe zbatimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve.

Tv Klan