OKB dënon arrestimin e aktivistit për të drejtat e njeriut



OKB dënon arrestimin e aktivistit për të drejtat e njeriut

09:34 21/11/2020

Aktivisti për Lirinë Personale në Egjipt, Gasser Abdel-Razek është arrestuar të enjten pak ditë pas arrestimit të dy kolegëve të tij nën akuzën e lidhjeve me grupet terroriste.

Më shumë se 12 aktivistë janë arrestuar gjatë presidencës së Abdul Fattah al-Sisi. Por Egjipti ka mohuar vazhdimisht akuzat për thyerje të rregullave për të drejtat njerëzore.

Presidenti Sisi udhëhoqi protestat e vitit 2013 për përmbysjen e pushtetit të atëhershëm të Mohammed Morsi.

Iniciativa Egjiptiane për Lirinë Personale është një grup i pavarur që merret me çështje politike, sociale, civile dhe ekonomike. Në një deklaratë të bërë këtë të premte, thuhet se forcat e sigurisë morën Abdel Razek nga shtëpia e tij në Maadi dhe e dërguan në një vend të panjohur.

Ky arrestim shihet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara si një përpjekje për të intimiduar dhe për të trembur grupet apo shoqatat që punojnë për të drejtat e njeriut. /tvklan.al






Të ngjashme