Kombet e Bashkuara synojnë të mbledhin gati 600 milionë dollarë për Afganistanin, pas paralajmërimeve për krizë humanitare në këtë shtet. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, zyrtarë tjerë të lartë të OKB-së dhe mbi 40 ministra, pritet të marrin pjesë në konferencën në Gjenevë, Zvicër.

Zyrtarët tjerë do t’i bashkëngjiten përmes versionit online. Megjithatë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thotë se organizata e tij po përballet vetë me probleme financiare: “Për momentin OKB-ja nuk është as në gjendje t’i paguajë pagat e saj punonjësve të vet,” u tha ai gazetarëve.

Edhe para kapjes së Kabulit nga talebanët muajin e kaluar, gjysma e popullsisë ose 18 milionë njerëz ishte e varur nga ndihma. Kjo shifër duket se do të rritet për shkak të thatësirës dhe mungesës së parave dhe ushqimit.

Pjesa më e madhe e aseteve të Bankës Qendrore të Afganistanit, në vlerë të 10 miliardë dollarëve, janë bllokuar nga autoritetet e huaja, prej kur talebanët kanë marrë pushtetin muajin e kaluar. Mijëra qytetarë afganë kanë pritur me ditë të tëra në radhë para bankave për të tërhequr paratë e tyre teksa shumë prej tyre.

Klan News