Rreth 8 mijë persona, mes tyre gra dhe fëmijë janë rrëmbyer nga ISIS dhe po përdoren si mburoja njerëzore në rezistencën për mbajtjen e Mosulit. Denoncimi vjen nga përfaqësuesit e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilët njoftojnë se pengjet janë kapur disa javë më parë në fshatërat rreth qytetit irakian, bastioni i fundit i Shtetit Islamik në Irak.

OKB njoftoi se militantët ekstremistë kanë ekzekutuar të mërkurën të paktën 232 persona, mes të cilëve 190 agjentë të focave të sigurisë irakiane.

Fushata e makabriteteve të bëra nga ISIS ka detyruar më shumë se 10 mijë persona të shpërngulen Mosuli vetëm në pak ditë.

Forcat ushtarake irakiane dhe peshmergët kurdë të mbështetur nga avionët luftarakë amerikanë, kanë ndërmarrë prej javësh ofensivën në Mosul, për zbrapsjen përfundimtare të ISIS nga bastioni kryesor në vend.

Organizatat ndërkombëtare ngrenë alarmin se nëse situata nuk përmirësohet, Iraku mund të përballet me krizën më të rëndë humanitare në histori.

Tv Klan