Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në një deklaratë të dhënë së fundmi raportoi se më shumë se 406 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga nisja e pushtimit rus më 24 Shkurt. OHCHR tha se 801 civilë të tjerë janë lënduar.

OHCHR pranoi se shifrat reale ka të ngjarë të jenë shumë më të larta.

Këto shifra përfshijnë të dhëna të mbledhura midis orës 4 të mëngjesit me orën lokale të Moskës më 24 Shkurt 2022, kur filloi sulmi i armatosur i Federatës Ruse kundër Ukrainës, dhe mesnatës së 6 Marsit 2022, sipas raportit të OHCHR./tvklan.al