Në një raport të publikuar së fundmi, OKB ka bërë të ditur se 5,133,747 ukrainas janë larguar nga vendi që nga fillimi i pushtimit rus më 24 Shkurt.

Shifrat e publikuara sot shfaqin një rritje prej 48,387 personash që nga dita e enjte.

Në raport thuhet se gratë dhe fëmijët përbëjnë 90% të atyre që janë larguar nga vendi.

Disa vende të botës kanë pranuar refugjatë ukrainas, por shumica kanë shkuar në Poloni. Gati gjashtë nga 10 personat që ikën nga vendi  (2,867,241) kanë shkuar në Poloni./tvklan.al