Studimi trajton rritjen e moshës së popullsisë në të gjithë globin

Në një raport të publikuar ditët e fundit, OKB thotë se deri në vitin 2050, numri i personave që do të jenë mbi 65 vjeç në të gjithë globin do të shkojë deri në 49%, pra rreth gjysma e popullsisë.

Studimi që trajton plakjen e popullsisë, thotë se në Shqipëri 23% janë të moshuar, pra mbi 65 vjeç. Por sipas OKB-së, deri në vitin 2050 kjo shifër do të dyfshohet.

Shqipëria parashikohet që pas 30 vitesh të ketë 43.8% e popullsisë të moshuar. Kjo do të ndikojë negativisht për skemën e pensioneve, pasi do të ketë më shumë pensionistë dhe më pak kontribues.

Një tjetër efekt lidhet me produktivitetin e punës, pasi do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të gjetur të rinj në tregun e punës.

Raporti thotë se plakja e popullsisë është një fenomen global. Pothuajse çdo vend në botë po përjeton rritje si në madhësinë ashtu edhe në përqindjen e personave të moshuar në popullatë.

Në vitin 2019 kishte 703 milionë persona të moshës mbi 65 vjeç. Ky numër parashikohet të dyfishohet në 1.5 miliardë në vitin 2050.

Tv Klan