Fondi për të Drejtat Humanitare në Beograd, i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së, që të ndërmarrë masa urgjente në mënyrë që Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi të mund të hulumtojë krimet e luftës në Kosovë. Në konferencën për krimet e luftës e cila u mbajt në Beograd, iu bë thirrje këtij vendi që të bashkëpunojë me Hagën për zbardhjen e mizorive të kryera në Kosovë. I dërguari amerikan Fisher, ekspert në krimet e luftës, pjesëmarrës në këtë konferencë, e ka akuzuar Beogradin për aksionin e tokës së djegur në Kosovë. Konferenca u zhvillua pa pjesëmarrjen e përfaqësueve të Gjykatës Ndërkombëtare, kryeprokurores Arbus dhe kryetares së gjykatës Makdonalds, pasi Jugosllavia nuk ua dha vizat në afatin e duhur. Zëdhënësi i OSBE-së në Kosovë, ka deklaruar se vrasja e 5 anëtarëve të UÇK-së dhe dy policëve serbë pak ditë më parë, e ka përkeqësuar situatën në Kosovë.

Pamje Kosova, shtëpi të djegura, pamje përfaqësues të OSBE-së./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori