Oklahoma hodhi një tjetër hap drejt finales së Konferencës së Perëndimit. E udhëhequr nga ylli i saj, Alexander Shai, Thunder nuk hasën aspak vështirësi ndaj Minnesotta, për t’i mposhtur me shifrat e thella 118-103.
Një dominim absolut i Oklahomës në parket, për të mos e vënë në dyshim triumfin.
Kanadezi Shai realizoi 38 pikë, 3 rebaund e 8 asiste në më pak se 42 minuta në fushë, duke u përzgjedhur edhe si më i miri i gjysmëfinales së dytë play-off.
Në krahun tjetër shkëlqeu Edwards, por 32 pikët e tij shërbyen vetëm për statistikë për Minnesotën që tashmë ka një mision vërtetë të vështirë.
Oklahoma udhëheq serinë e raundit play-off me shifrat e pastra 2-0 dhe ajo e radhës do të zhvillohet në fushën e Minnesotës.
Klan News