Gjendet oksigjen molekular në një tjetër galaktikë. Bëhet fjalë për galaktikën Markarian 231, që ndodhet gjysmë miliardë vjet dritë larg nesh dhe që konsiderohet mjaft e veçantë, pasi në qendër të saj ekzistojnë dy vrima të zeza gjigande që rrotullohen rreth njëra-tjetrës, me masë secila miliona herë më të madhe sesa ajo e Diellit tonë.

Deri më sot, oksigjeni, element thelbësor për jetën, ekziston, të paktën me atë çka njeriu ka njohuri, vetëm në Rrugën e Qumështin, pjesë e së cilës jemi edhe ne.

Gjurma e oksigjenit është zbuluar me anë të radioteleskopit Iram, që ndodhet i pozicionuar në jug të Spanjës. Është pikërisht radiacioni i lëshuar nga vrimat e zeza që çliron molekula oksigjeni nga retë ndëryjore të gazrave dhe pluhurave, ku shpesh është i lidhur me hidrogjenin në formën e ujit.

Oksigjeni është elementi i tretë më i bollshëm në Univers, pas Hidrogjenit dhe Heliumit dhe kjo është hera e parë që vërehet jashtë galaktikës sonë dhe Sistemit Diellor.

Klan Plus