Okulistja i çon pacientët për medikamente e syze në klinikën private

Okulistja i çon pacientët për medikamente e syze në klinikën private

21:20 12/09/2019

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një denoncim për mjeken okuliste tek Ambulanca Qendrore, Rezarta Shkurti. Qytetarët thonë, se për cdo shqetësim të vogël, ajo i jep recetë ilacesh e syzesh, të cilat duhet t’i marrin në klinikën e saj private “Optika Union”,në rrugën e Kavajës.”Stop” e provoi këtë sinjalizim me dy qytetarë dhe të dy përfunduan në klinikën në fjalë.

Qytetari 1-Desha të bëj një vizitë!

Okulistja Rezarta Shkurti- Po e ke të planifikuar vizitën?

Qytetari 1-Jo, unë jam nga Korca.

Okulistja Rezarta Shkurti-Atëherë, gjithsesi vizitën do ta keni me pagesë, jo pa pagesë, se do ta regjistrojmë. Emrin si e ke ti?

Qytetari 1-Axxx Vxxx

Okulistja Rezarta Shkurti-Sa vjeç je?

Qytetari 1- 47!

Okulistja Rezarta Shkurti-Ulu tek ai kolltuku i kuq, në krah të asistentes sime! Hajde ulu pak!Kujdes! Ke dy probleme me shikimin, duhet t’i mjekosh, i ke të inflamuar. E dyta, ke syze për lexim ti? Se duhet të kesh syze për lexim! Përpara se të ikësh në Korcë, ke nevojë për syze për lexim dhe do të marrësh edhe dy barna me pika. E njeh Tiranën ndonjë cikë?

Qytetari 1-Po!

Okulistja Rezarta Shkurti-E di kryqëzimin e “21 Dhjetorit’?

Qytetari 1-E di, e di, e di!

Okulistja Rezarta Shkurti-Shumë bukur! Dyqani i fundit në krahun e djathtë, në “Rrugën e Kavajës”.

Qytetari 1-Kur iki poshtë apo vij lart?

Okulistja Rezarta Shkurti-Kur ikën poshtë.

Qytetari 1-Po!

Okulistja Rezarta Shkurti-Pa e kaluar kryqëzimin, “Optika Union”.

Qytetari 1-Ok!

Okulistja Rezarta Shkurti-Atje, do porosisësh syzet, do marrësh edhe barnat!

Qytetari 1-Si ia kaloni? Mirë? Si dukeni?

Punonjësja e optikës-Mirë!

Qytetari 1-Dëgjo, se kam lënë një vizitë tek doktoresha! (Rezarta Shkurti).

Punonjësja e optikës-Po, të ka dhënë edhe medikamente.

Qytetari 1-Tashi, do të më zgjedhësh një palë syze mua?

Punonjësja e optikës-Po!

Qytetari 1-Edhe të shtrenjta shumë jo, se… s’ia kemi…

Punonjësja e optikës-Ti për lexim je ë?

Qytetari 1-Për lexim.

Punonjësja e optikës-Të jap një palë syze, që i kemi në ofertë. Jo, ato janë pa numër.

Qytetari 1-Janë kshu vetëm skelet? Cfarë cmimi kanë këto?

Punonjësja e optikës-Ato janë nga 30 mijë lekë, megjithë xhama 60 mijë lekë shkon syzja.

Qytetari 1-Do marr ato!

Punonjësja e optikës-Këto do?

Qytetari 1-Po ilac me pika?

Punonjësja e optikës-Ilacet me pika…

Qytetari 1-Sa kushtojnë këto?

Punonjësja e optikës-Njëri është 15 (mijë lekë), tjetri është 11(mijë lekë).

Qytetari 2-Pata një kshu, shqetësim të vogël, nuk e di sss….

Okulistja Rezarta Shkurti-Përshembull?

Qytetari 2-Një turbullirë?

Okulistja Rezarta Shkurti-Jeni i planifikuar për vizitë ti?

Qytetari 2-Jo pra jo! Po ikja me makinë, do ikja deri lartë në “Kinostudio” dhe ndjeva një turbullirë kshu nga sytë.

Okulistja Rezarta Shkurti-Me makinë?

Qytetari 2-Ee…

Okulistja Rezarta Shkurti-Në shikim?

Qytetari 2-Të shikoj, cfarë mund të kem unë? Kam ndonjë gjë a…

Okulistja Rezarta Shkurti-Nëse je i paplanifikuar për vizitë, vizitën e kë me pagesë, nuk e ke falas. Të gjithë janë të planifikuar nga mjeku i familjes. Vizitat janë taksative. Ka vizita ekonomike, por ka edhe vizita të kushtueshme.

Qytetari 2-Një shikim dua unë.

Okulistja Rezarta Shkurti-Që do të thotë? Te cfarë pagese të të fus?

Qytetari 2-Po ku di unë? Sa është pagesa nga më të voglat?

Okulistja Rezarta Shkurti-Ka pagesa 500 lekë të reja, ose 5 mijë lekë të vjetra. Ka pagesë 1 mijë, që do të thotë 10 mijë lekë. Ka edhe 15-ce.

Qytetari 2-Këtë 5-cen.

Okulistja Rezarta Shkurti-Ulu pak tek aparatura, të të shohim sytë. Kam përshtypjen, që ke marrë gripin e syrit. Ke dëgjuar në televizor për gripin e syrit ti?

Qytetari 2-Jo!

Okulistja Rezarta Shkurti-Jo?! Eh, sepse s’jeton në Tiranë ti. Ti e kishe rrugën për “Kinostudio”? Andej po ngjiteshe?

Qytetari 2-Po!

Okulistja Rezarta Shkurti-Përpara se të vesh, do të hedh unë ja dy pika në sy të qetësohesh dhe bli këto ilacet. Ku rri me shpi?

Qytetari 2-Në Sarandë!

Okulistja Rezarta Shkurti-Kur do ikësh në Sarandë?

Qytetari 2-Nesër!

Okulistja Rezarta Shkurti-Nesër! Pra, do rrish sot në Tiranë? O Ramiz, e njeh ndonjë cikë Tiranën?

Qytetari 2-Jo!

Okulistja Rezarta Shkurti-E di “21 Dhjetorin”?

Qytetari 2-Po!

Okulistja Rezarta Shkurti-Shumë bukur! Atje do t’i blesh ilacet.

Qytetari 2-Po!

Okulistja Rezarta Shkurti-Tek “21 Dhjetori” është një klinikë për sytë, që është buzë rruge, quhet…emrin…,quhet “Optika Union”.

Qytetari 2- Union?

Okulistja Rezarta Shkurti-Ja, ku është optika. Ja, buzë rruge. Dyqani i fundit i rrugës së Kavajës.

Qytetari 2-Unë isha tek kjo doktoresha (Rezarta Shkurti).

Punonjësja e optikës-Po!

Qytetari 2-Më tha për…më shumë bëra për një konsultë, për një kshu.

Punonjësja e optikës-Po pra, ke dhe ilacet. Do t’i marrësh?

Qytetari 2-Po sa lekë bëjnë ato?

Punonjësja e optikës-Kjo është 15(mijë lekë), kjo 650(mijë lekë të vjetra), 21 mijë e 500 (lekë të vjetra)./tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT