Dyshohet se kancelari gjerman ishte i përfshirë në një skandal financiar të vitit 2017

Kancelari Olaf Scholz do të vihet nën hetim nga autoritet gjermane. Sipas raportimeve në media, hetuesit atje do të kontrollojnë e-mailet e tij nga koha kur ai drejtonte qeverinë e landit të Hamburgut saktësisht që nga 1 Janari i vitit 2015.

Ky hetim ka lidhje me një skandal të madh tatimor që i kushtoi qeverisë gjermane miliarda Euro.

Scholz ka qenë deri në vitin 2018 kryebashkiak i Hamburgut. Gazeta e Hamburgut, “Abendblatt” shkruan, se në lidhje me këto hetime kërkohet të zbardhet, dhe si ka ndikuar politika në vendimin e marrë në Nëntor 2016, për të hequr dorë nga një kërkesë financiare tatimore në vlerë prej 47 milionë Eurosh kundër bankës Warburg.

Po cfarë është skandali finaciar Cum-ex? Me Cum-ex lidhet zhvendosja e aksioneve brenda një dite e dividendeve për të mundësuar rimbursimin e tatimit mbi kapitalin, një shumë që nuk i ishte paguar shtetit. Kështu shteti gjerman përmes këtyre rimbursimeve financiare ka humbur miliarda Euro. Skandali u zbulua në vitin 2017.

Hetimi i atij viti zbuloi se si një rrjet bankash, fondesh investimi, specialistësh taksash, avokatësh dhe ndërmjetësues kishin rikuperuar në mënyrë të paligjshme para nga autoritetet tatimore europiane për vite me radhë.

Para një viti Gjykata Federale e Lartë vendosi ta cilësojë evazion fiskal aktivitet financiare në lidhje me Cum-ex. Ndërkohë janë ngritur një sërë padish në Gjermani kundër punonjësve të caktuar në banka.

Klan News