Operacioni Forca e Ligjit troket në dyert e 3 të fortëve nga Tirana. Bëhet fjalë për Denis Qordja-n, alias Denis Dervishi, emri i të cilit është bërë i njohur nga dënimet që ai ka vuajtur nën akuzën e trafikut të prostitucionit. Burime bëjnë me dije se një ndër asetet që ai ka vënë me para të pista është një biznes i madh në zonën e Petrelës.

Fotjon Manabej, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Ai kërkohej edhe nga Zyra Qendrore e Interpol Tirana, pasi Gjykata e Aleksandrisë në Itali, në 8 shtator të vitit 2007 e dënoi me 5 vjet e 3 muaj burg për akuzat “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “Rrëmbim personi”, “Grabitje me armë” dhe “Marrje e pasurisë së vjedhur”. Ai u arrestua nga policia e Tiranës në vitin 2014, ndërsa edhe dënimin e vuajti në vendin tonë.

Shkëlqim Sharra i dënuar për trafik droge ndërkombëtar. Një ndër arrestimet e tij ishte në vitin 2014, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë të Drejtorisë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Shkodër, në Vendkalimin Kufitar Muriqan, iu u gjend në automjet 16 kg Marihuanë. Sharra akuzohet edhe për tentativë prostitucioni të një 23-vjeçareje mes viteve 2014-2015.

Këta tre persona brenda 48 orëve duhet të justifikojnë pasuritë e tyre, të cilat pretendohet të jenë vendosut nga aktiviteti kriminal.

Gazetare: Aida Topalli

Klan Plus