Olga Tokarczuk dhe Peter Handke marrin Nobelin në Letërsi

Olga Tokarczuk dhe Peter Handke marrin Nobelin në Letërsi

15:53 10/10/2019

Austriaku Handke është fitues për 2019, polakja Tokarczuk për 2018

Shkrimtarja polake Olga Tokarczuk dhe austriaku Peter Handke janë fituesit e Nobelit në Letërsi për 2019. 

Handkeu u vlerësua “për një vepër me ndikim që ka eksploruar periferinë dhe specifikën e përvojës njerëzore me zgjuarsi gjuhësore”. Kurse Tokarczuk për “imagjinatën e saj narrative që me pasion enciklopedik paraqet kalimin e kufijve si një formë e jetës”.

Polakja, fituese edhe e çmimit ‘Man Booker International’ u shpall fituese për 2018, pasi vitin e kaluar Nobeli në lëtërsi u anulua si pasojë e skandalve seksuale. Ishte fotografi i njohur francez Zhan Claude Arnault që çoi në krizë akademinë suedeze pas denoncimeve të 18 grave që e akuzonin për ngacmim seksual.

Fotografi ishte bashkëshorti i një prej pjesëtareve të akademisë, Katarina Frostenson. Tre anëtarë të akademisë më pas dhanë dorëheqjen në shenjë proteste për të mos dëbuar Frostenson.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT