Ky djalosh quhet Olghe Balliu dhe është kthyer në fenomen në Itali dhe jashtë saj.
13-vjeçari shqiptar ka befasuar të gjithë me aftësinë e tij për të mbajtur 198 herë një top tenisi pa prekur në tokë. Video e postuar në internet i ka bërë të gjithë për vete duke e krahasuar edhe me Lionel Messi, të cilin Olghe e adhuron.
Në fakt është një tjetër klub i njohur që është interesuar për të, jo Barcelona. Real Madrid e përzgjodhi mes shumë fëmijëve në një stazh dhe pret që Olghe Balliu të mbushë 16 vjeç për t’i ofruar një kontratë.
Babai i tij Lulzimi thotë që talentin e ka, por duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë. Megjithatë një të ardhme e mundshme me fanellën e Real Madrid për është një arsye që bën krenar. Olghe Balliu për momentin argëtohet duke luajtur futboll me moshat e Cittadella, ndërsa janë interesuar edhe Atalanta e Chievo.
Tv Klan