Olimpia: Ermali më thirri në një takim…

Posta

Olimpia: Ermali më thirri në një takim…

20:37 27/09/2019

Këngëtarja tregon si u bë pjesë e televizionit

Ajo u shpall “Miss Bjeshka” në vitin 2016, ka qenë vokaliste e një grupi rock dhe ka spikatur me zërin e saj në programin “Xing me Ermalin”, në Tv Klan. Bëhet fjalë pikërisht për këngëtaren Olimpia Smajlaj.

Ajo ka eksperimentuar në shumë fusha dhe sot e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, Olimpia tregoi se skulptura dhe piktura në veçanti janë pasione të saj.

“Sapo gjej ekspozita hapur, shkoj edhe i vizitoj. Madje kur ka piktura që më prekin, mundohem të bëj një rikrijim timin”, tha këngëtarja.

Gjatë emisionit ajo gjithashtu rrëfeu se si u bë pjesë e televizionit.

“Rastisa në vendin e duhur, në momentin e duhur. Në atë kohë pati një ndërrim të këngëtares dhe po kërkonin për një tjetër. Unë i njohja djemtë e orkestrës dhe sapo kisha postuar video live teksa këndoja, ata e panë, ia dërguan Ermalit dhe ai më thirri për një takim. Kështu vazhdoi. Nuk e kisha menduar që do rritej fama, por e pashë si një mundësi pune. Unë vazhdoj të këndoj ende dhe ky është momenti që dua të bëj një kapërcim sepse gjithnjë kam qenë me grupe dhe tashmë dua të dal si solo artist. Kam qenë me grupe rroku që 13 vjeç dhe tashmë do doja të provoja gjëra të reja”, tregoi Olimpia./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT