Nënkryetari i IOC shuan dilemat: Bëjmë gjithçka për t’u zhvilluar

Olimpiada e Tokios do të zhvillohet normalisht, pavarësisht se gjendja në Japoni për shkak të COVID-19 vijon të mbetet alarmante. Një gjë e tillë u konfirmua nga nënkryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, australiani, John Coates, i cili në një konferencë për shtyp të mbajtur online tha se ata do bëjnë gjithçka për të bërë Olimpiadën të sigurtë.

Pas tetë vitesh qëllimi është i arritshëm. Kishte rrethana unike, të cilat na detyruan të shtynim Lojërat për një vit, diçka që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Do të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar mbarëvajtjen e Olimpiadës në një siguri totale, si për pjesëmarrësit ashtu edhe për popullin japonez. Njerëzit duhet të ndryshojnë mendje”.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka parashikuar kryerjen e tamponëve për pjesëmarrësit dhe sportistët që turneu i programuar për t’u mbajtur nga data 23 Korrik deri më 8 Gusht të mos vihet për asnjë moment në dyshim.

Klan News