Covid-19 përhapet gjithandej, Japonia mbyll bare e stadiume

Nuk ka qetësi për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Turneut më i rëndësishëm i programuar për tu mbajtur në verën e këtij viti është vënë sërish në rrezik pasi situata epidemiologjike e Covid-19 në Japoni po merr përmasa të mëdha.

Numri i lartë i të infektuarve në ditët e fundit kanë detyruar autoritetet vendase që të marrin masa emergjente, teksa ka mbyllur totalisht baret dhe restorantet për dy javët e ardhshme në tre zona të Tokios. Shkollat do të qëndrojnë të hapura. Gjithashtu, aktivitetet sportive do luhen pa spektatorë.

Pavarësisht masave të ashpra 3 muaj përpara ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike, Qeveria japoneze është e bindur se ngjarja do të zhvillohet normalisht, edhe pse në pikëpyetje është ende prezenca e tifozëve në impiantet sportive. Lojërat Olimpike të Tokios parashikohen të mbahen nga 23 Korriku deri më 8 Gusht.

Klan News