Organizatorët Tokio 2020 refuzuan që të përjashtojë mundësinë e anulimit të eventit sportiv, pasi shqetësimi vazhdon të jetë i madh për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19. Olimpiada nis më datën 23 Korrik, por numri i të infektuarve që kanë lidhje me eventin ka shkuar në 71 persona, mes tyre edhe në Fshatin Olimpik.

Një prej sportistëve nga Uganda, rezultoi se ishte prekur me variantin Delta.

Ditën e sotme qeverisë japoneze iu dorëzua një peticion i firmosur nga 140 mijë persona, të cilët kërkuan që lojërat olimpike të anuloheshin, ndërsa opinioni publik japonez është i acaruar nga vendimi që lojërat të zhvillohen.

Për më tepër që katër sponsorë kanë vendosur që të tërhiqen nga ceremonia hapëse e olimpiadës. Kryetari i Komitetit Organizativ, Toshiro Muto, i pyetur nga gazetarët nëse lojërat olimpike që Japonisë i kanë kushtuar 14 miliardë euro do të anulohen, tha se “autoritetet nuk mund të parashikojnë se çfarë do të ndodhë me numrin e rasteve me koronavirus”.

Autoritetet do të marrin vendimin në varësi të numrit të të prekurve, por anulimi ngelet opsion. Tokio 2020 do të zhvillohet pa spektatorë për të shmangur përhapjen e infektimeve, ndërkohë që rastet vazhdojë të rriten në kryeqytetin japonez.

Klan News