Organizatorët zbulojnë gjithçka, medaljet për fituesit shërbehen në tabaka

Kur kanë mbetur më pak se 10 ditë nga ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike të Tokios, organizatorët kanë publikuar mënyrën se si sportistët do të marrin medaljet e fituara. Siç njoftoi Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bah, medaljet e arta, ato të argjendit dhe të bronzit do të vendosen në një tabaka, ku aty pranë do të ketë edhe një maskë fytyre.

Medaljet do t’i paraqiten atletit në një tabaka dhe më pas atleti do ta marrë vetë medaljen“. 

Një ngjarje që nuk ka ndodhur kurrë më parë, teksa Olimpiada e kësaj Vere do të jetë për herë të parë në histori pa prezencë tifozësh në shkallët e stadiumeve. E jashtëzakonshme, siç mund të përcaktohet ky edicion i Olimpiadës, i cili do të zhvillohet për herë të parë në histori.

Përhapja e variantit Delta të koronavirusit në Japoni ka detyruar organizatorët që të vendosin mbajtjen e tyre në një situatë të pazakontë. Vendi organizator ,Tokio, nga 23 Korriku deri më 8 Gusht kur edhe do mbahen lojërat, do të jetë në gjendje të jashtëzakonshme.

Klan News