Miguel Oliveira fiton Çmimin e Madh të Katalonjës në MotoGP. Piloti i KTM-së u tregua mjaft inteligjent gjatë garës, ku edhe kryesoi në pjesën më të madhe. Portugezi i rezistoi kthimit të Johann Zarkos, i dyti me Ducati Pramac.

Në vend të tretë në podium doli Jack Miller me Ducati-n e tij, i cili përfitoi nga penalizimi me tri sekonda që gjykatësit i dhanë Fabio Quartararo-s, i cili doli në vend të katërt. Gjatë garës u rrëzuan Valentino Rossi, Marc Marquez dhe Aleix Espargaro.

Zarko shkurton diferencën në renditje e pilotëve me Quartararo-n, që ka një avantazh prej 17 pikësh dhe me 27 pikë me Milerin e vendit të tretë. Për Oliveirën kjo është fitorja e tretë, ndërsa për skuadrën e KTM-së suksesi i parë i këtij sezoni.

Portugezi e nisi mirë dhe mori kryesimin. Në mes të garës u parakalua nga Quartararo, por ai reagoi dhe rimori vendin e parë. Francezi i Jamahas në dy xhirot e fundit pati një problem me veshjen, që iu hap dhe doli nga pista. Penalitetet për të dhe humbja e vendit te tretë.

Klan News