Një ditë para mbërritjes në Tiranë komisioneri i BE-së për Zgjerimin OliverVarhelyi u shpreh në Shkup se BE-ja mund të çelë negociatat vetëm me Shqipërinë, nëse Maqedonia nuk e zgjidh dot ngërçin e krijuar me Bullgarinë. Varhelyi vlerësoi se Tirana i ka plotësuar të gjitha kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

Kjo nuk është hera e parë që përfaqësues të Komisionit Europian thonë se Shqipëria ika plotësuar të gjitha kushtet, por vendimi për thirrjen e konferencës së parë ndërqeveritare i takon Këshillit Europian, i cili i ka shtyrë këtë vendim. Por ndryshe nga komisionari Varhelyi mendon Gjermania, që siguroi Shkupin se fati i negociatave të të dy vendeve nuk do të ndahet.

“Gjermania po punon të garantojë fillimin e negociatave të pranimit në Bashkimin Europian bashkërisht për të dy vendet, ashtu siç janë trajtuar deri më tani,” tha ministri i Jashtëm gjerman HaikoMaas gjatë takimit në Berlin me homologun maqedonas BujarOsmani.

Ky i fundit shpresoi që të dy vendet të marrin miratimin për fillimin e negociatave gjatë samitit të verës të krerëve të BE-së.

“Ka pasur diskutime të tilla edhe në të kaluarën. Asgjë nuk ka ndryshuar Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë të përfshihen në një grup. Qeveria gjermane ishte shumë e përkushtuar për këtë gjatë presidencës së saj të BE-së,” tha Maas.

Në fillim ishte Shqipëria që bllokoi përparimin e M V ndërsa tani mosmarrëveshjet për çështjet historike midis Shkupit dhe Sofies janë bërë pengesë për hapjen e negociatave të Shqipërisë.

Klan News