Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar edhe me eurokomisionerin për fqinjësinë e mirë dhe zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Në një postim në rrjetet sociale, eurokomisioneri ka bërë të ditur se çfarë ka biseduar me Kurtin. Axhenda europiane e Kosovës, dialogu me Beogradin dhe lufta kundër Covid janë disa prej çështjeve që ata kanë folur.

“Diskutim i mirë dhe i hapur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nënvizova rëndësinë e çuarjes përpara të axhendës së reformave europiane dhe rinisjes së dialogut me Beogradin të lehtësuar nga BE-ja. Bashkimi Europian qëndron pranë Kosovës në luftën kundër pandemisë duke siguruar mbështetje dhe vaksina”, shkruan në rrjetet sociale Oliver Varhelyi./tvklan.al