Ylli i popit do të ndihmojë Presidentin në fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinimin masiv

Ajo nuk ishte në moshën e duhur sa të votonte për të, por ylli i popit Olivia Rodrigo tanimë i është bashkuar Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, duke punuar për të promovuar vaksinat Covid-19. Këngëtarja 18-vjeçare u takua me Presidentin amerikan dhe ekspertin e sëmundjeve infektive, Dr. Anthony Fauci, për të filmuar një reklamë që synon inkurajimin e të rinjve. Shkalla e ngadaltë e vaksinimit mes të rinjve deri më tani ka penguar standardet e vaksinimit të Biden.

Shtëpia e Bardhë po i drejtohet Rodrigos duke qenë se është një ndër mbështetëset kryesore të politikave të Biden të ndihmojë në fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinimin masiv.

Këngëtarja pas hiteve si “Driver’s Licence” dhe “Deja Vu” pritet të ndajë videot edukative të xhiruara me 28 milionë ndjekësit e saj të mediave sociale.

Shfaqja e Olivia Rodrigo është përpjekja e fundit e administratës Biden për të rekrutuar njerëz të famshëm në fushatën e vaksinimit. Këngëtari Brad Paisley dhe aktorja Jennifer Garner ishin ndër ata që ishin zgjedhur më parë për kauzën.

Klan News