Edhe pse ishte pjesëmarrës në “Kënga Magjike” ku interpretoi këngën “Si të flas” me Lorenc Hasramën, Olsi Bylyku nuk mund të rrinte pa bërë batuat të cilat shkaktuan humor në sallën e tejmbushur të Pallatit të Koncerteve.

Performanca e tyre mori vlerësim pozitiv nga juria e “Këngës Magjike”, shumica e tyre votuan duke zgjedhur jeshilen.

Olsi Bylyku: Thashë se do më jepnin të kuqe dhe do i kisha sharë …

-Kur më dha herën e parë të kuqe Armend Rexhepagiqi më morën disa shokët e mi në telefon dhe më thanë të reagojmë Olsi? Po reagoni i thashë dhe kur hap lajmet, shof, plagoset Manjola Nallbani.

– Jemi shumë të kënaqur dhe privilegjuar nga kjo juri, por unë kam një kërkesë, këta artistët kanë shumë por***. Më shumë njerëz rrinë kot pas skene. 14 veta janë duke i mbajtur fustanin Ronela Hajatit.

-Aurela Gaçes i kemi lënë një kënd vetëm për palestër.

-Po ato, Threedots, janë 712 Threedots. Vetëm për atë MC Kresha me erdhi keq, e gjeta duke qarë me dënesë, e pyeta çfarë ke, kishte harruar detyrat e shtëpisë pa bërë dhe kishte marrë çantën me vete.

-Vetëm Fifi rri vetëm, është “psikopate’, që pas asaj këngës“Psikopatia jote” është bërë e frikshme.

-Këto gocat kanë shumë angari, kanë marrë me vete hallat, tezet, xhajat. Kur pashë një plakë të vjetër, me erdhi keq, kishte lyer dhe thonjtë, dhe më erdhi keq, i shkova dhe e pyeta kush të ka sjellë ty këtu. Më tha, jam konkurrente, kush je ti e pyeta? Jam, Robert Alia…

-O, Zot si më është bërë ajo e kuqja e Armend Rexhepagiqi, edhe kur jam me makinë në semafor më del, jeshile, portokalli, dhe Armend Rexhepagiqi.

/tvklan.al