Aktori i humorit Olsi Bylyku ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan. Ai iu përgjigj pyetjeve thumbuese të fëmijëve për unazën që i bëri surprizë të dashurës.

Me humor, aktori i emisionit “Klanifornia” tha se e mori falas, pasi i bëri reklamë argjendarisë. Megjithatë, Bylyku tha se edhe pse i dha unazë të dashurës së tij, ai nuk është fejuar dhe as martuar.

Olsi unë kisha një pyetje për të thënë. Sa lekë kushtoi unaza që i bleve gruas tënde?

Olsi Bylyku: Do ta them por mos ia thuaj njeriu. Unë as nuk jam martuar as nuk jam fejuar, por i mora një unazë për qejf, por se ne artistët kemi një metodë shumë të bukur. I bëjmë një foto argjendarisë e nxjerrim në Instagram, nuk paguajmë asnjë lek. E mora me reklamë.

Olsi Bylyku është në një lidhje prej disa kohësh./tvklan.al