Kreu i SPAK ankohet për mungesën e zyrave të prokurorëve

Gjatë prezantimit të rekomandimeve të qeverisë për Prokurorinë, numri një i akuzës Olsian Çela, pati ankesa për kompetencat që i janë dhënë gjyqtarit paraprak.

Gjyqtari, përveç kontrollit të ligjshmërisë në fazën e hetimit, i ushtruar përgjithësisht në mënyrë pasive, tashmë ka marrë rolin e kontrollit mbi organin e prokurorisë gjatë kësaj faze, madje edhe drejton hetimet dhe vendos afate për kryerjen e tyre”.

Një tjetër problem që kishte Çela ishte komunikimi me kreun e SPAK, të cilit nuk kishte mundësi t’i përcillte as rekomandimet e qeverisë.

“Nuk ka asnjë instrument ligjor me të cilin ky i fundit t’ia përcjellë ato Prokurorisë së Posaçme. Ekzekutivi duhet të gjejë mekanizmat e duhur për të rregulluar këtë anomali, pasi struktura kompetente për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është Prokuroria e Posaçme”.

Nga ana tjetër, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja pranoi se është vonë me zgjedhjen e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj i qëndroi frymës kritike të mazhorancës për sistemin e drejtësisë, duke kujtuar edhe rastet kur prokurorët shoqërohen me njerëz të krimit.

Shqiptarët presin sot përgjigje të shpejta nga prokuroria, pa zvarritje dhe sorollatje, me muaj e me vite; presin që prokuroria të mos mbyllë sytë përpara veprave penale apo, akoma më keq, të bëhet palë me kriminelin, siç kemi vëmë re në disa raste kohët e fundit; presin që prokuroria të mos pushojë a mosfillojë çështje në kundërshtim të hapur me ligjin dhe provat. Presin me pak fjalë drejtësinë e re”.

Prioritete për vitin 2020 të qeverisë nuk ndryshojnë shumë nga ato të viteve më para si lufta kundër korrupsionit, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Tv Klan