Aktorja Olta Gixhari prej kohësh është zhvendosur në Spanjë, ku ka nisur një jetë të re por mbrëmë kishte vendosur që të kthehej në Shqipëri për pushime.

Me anë të një postimi në Instagram, Gixhari tregoi se ajo kishte bërë plan për të udhëtuar drejt Shqipërisë, por moti i keq i ka prishur planet, pasi Spanja është përfshirë nga reshje të dendura dëbore.

Insastory i Olta Gixharit

Fiks në ditën e fluturimit tim drejt Tiranës. Qamet me dëborë në Spanjë. Më mbarë se kaq”, ka shkruar Olta Gixhari.

Jo vetëm aktorja shqiptare, por një pjesë e madhe e Spanjës tashmë është e bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës. Madridi është qyteti më i prekur nga moti i keq, ku që prej ditës së djeshme reshjet e dëborës nuk kanë pushuar.

Autoritetet kanë njoftuar se deri tani janë regjistruar 3 viktima nga moti i keq./tvklan.al