Sipas mediave greke vlen 3.5 milionë euro

Myrto Uzuni po zhvillon një sezon të suksesshëm me Ferencvaros, duke rënë në sy edhe të skuadrave të tjera. Futbollisti i Kombëtares i cili u transferua vetëm verën e kaluar në Hungari është në listën e Olympiacos sipas lajmit të publikuar këtë të shtunë nga gazeta “Sportime”.

Skuadra e njohur greke e vlerëson Uzunin si një lojtar që mund t’i shërbejë për të realizuar synimet në Greqi dhe Europë. Shuma që duhet shpenzuar sipas mediave greke është rreth 3.5 milionë euro.

Këtë sezon Myrto Uzuni ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë 6 pasime në 34 takime me Ferencvaros që është pranë titullit të radhës kampion në Hungari. Marrëveshja me skuadrën nga Budapesti është e vlefshme deri në 30 Qershor të 2024.

Tv Klan