Omëleta që kushton 2.000 Dollarë!

Omëleta që kushton 2.000 Dollarë!

12:28 24/08/2019

Cili do të ishte çmimi më i lartë që do të paguanit për një omëletë, 15, 20 apo 30 Euro? Por ne po ju themi se ekziston një restorant ku një omëletë kushton 2,000 Dollarë?

Restoranti Norma në New York bën një omëletë për milionerët, “Zillion Dollar Frittata”, e cila kushton 2.000 Dollarë dhe është një nga pjatat e tyre më të njohura, sipas kuzhinierit të restorantit, Emile Castillo. Si bëhet kjo omëletë e veçantë? Me patatet e pjekura, vezët, djathë, karavidhe, dhe havjar.

Përveç versionit 2.000 Dollarë, restoranti gjithashtu ka një ofertë më të “përballueshme”, me 200 Dollarë. Dallimi është se ajo përmban më pak havjar. Kjo do të thotë se omëleta 200 Dollarë ka një sasi të vogël havjari./tvklan.al

Të ngjashme
UKT