Përbërësit

2 vezë

djathë

proshutë

gjalpë

kripë

piper

pak ujë

Përgatitja

Në një tas hedhim vezët, pak kripë e piper, 2 lugë gjelle ujë dhe i përziejmë.

Në një tjetër enë shtojmë djathin dhe proshutën, të cilat duhet të jenë të prera në copa të vogla.

E përziejmë masën sërish dhe ndërkohë në zjarr vendosim tiganin. Shtojmë gjalpin dhe pasi të jetë shkrirë hedhim masën e përgatitur, duke e përhapur në të gjithë tiganin.

Kujdesuni që zjarri të mos jetë shumë i lartë. Vendosim masën me proshutë dhe djathë në gjysmën e vezës që po skuqet në tigan dhe më pas e palosim me kujdes.

/tvklan.al