Krerët e shëndetësisë do të diskutojnë për situatën e krijuar

Ministrat e Shëndetësisë nga shtatë demokracitë më të pasura në botë do të mblidhen këtë të hënë për të diskutuar variantin e ri të koronavirusit, Omicron.

Takimi urgjent i G7, i thirrur nga presidenca e Mbretërisë së Bashkuar, do të diskutojë zhvillimet në lidhje me përhapjen e Omicron.

Deklarata e Mbretërisë së Bashkuar pason dhe një tjetër vendim të qeverisë britanike e cila do të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave në dyqane, banka, zyra postare, parukeri dhe në transportin publik duke nisur nga e marta.

Po ashtu të gjithë udhëtarët që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nga çdo vend do t’u kërkohet të bëjnë një test PCR pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit.

Vendet e BE-së, si dhe Britania e Madhe, Kanadaja dhe SHBA-ja, kanë kufizuar fluturimet nga Afrika Jugore.

Izraeli u bë vendi i parë që mbylli kufijtë e tij për të huajt sot pas një rasti të konfirmuar.

Klan News