Specialistët: Situata e qëndrueshme, por mund të ndryshojë në javët në vijim

Edhe pse shifrat e infektimeve me Covid-19 në vendin tonë kanë ardhur gjithnjë e në rritje, në spitale numri i të shtruarve mbetet disi i qëndrueshëm. Sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti, edhe mbi 130 pacientë të shtruar janë shumë për popullatën tonë.

Për mjekun Kita Sallabanda në Spanjë vdekjet nga gripi në të shkuarën kanë qenë më të larta sesa varianti Omicron, po ashtu ky i fundit nuk mund të krahasohet me Deltën për humbjet e jetëve.

Për Kryetaren e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, që prej vendosje së “Green Passit” më 4 janar për disa kategori, është shtuar interesi për t’u vaksinuar.

Qarkullimi i Omicron, Delta dhe gripit stinor ka shtuar ndjeshëm infektimet me Covid-19 gjatë Janarit.

Klan News