Ekspertët kanë paralajmërojnë se mund të dalin variante të tjera të Covid-19, por nuk është e qartë se si mund të duken ato dhe se si mund të ndikojnë në pandeminë. Paralajmërimet se mund të dalin variante të tjera të Covid-19 vijnë pasi nuk ka asnjë garanci që variantet e mëvonshme do të shkaktojnë sëmundje më të lehta ose se vaksinat ekzistuese do të funksionojnë kundër tyre.

Ndërkaq Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi se rreziku i vdekjes dhe shtrimeve në spital nga varianti Omicron i Covid-19 është “më i ulët” në krahasim me variantin Delta. Koronavirusi ka shkaktuar deri më tani 5 519 380 viktima në të gjithë botën që nga fundi i dhjetorit 2019.  Padyshim që në këtë listë kryesojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 849 061 të vdekur, të ndjekura nga Brazili me 620 796, India me 485 350 dhe Rusia me 319 911.

OBSH vlerëson, duke marrë parasysh vdekshmërinë e tepërt të lidhur drejtpërdrejt dhe indirekt me Covid-19, se numri i të vdekurve nga pandemia mund të jetë dy deri në tre herë më i lartë se ai i regjistruar zyrtarisht.

Pavarësisht që varianti Omicron i Covid-19 është përhapur me shpejtësi në javët e fundit, normat e shtrimeve në spital dhe vdekjeve nga ky variant janë “më të ulëta” në krahasim me variantin Delta.

Në 7 ditët e fundit numri i rasteve pozitive është rritur me 60 përqind në krahasim me javën e kaluar duke arritur në rreth 240 mijë raste ditore dhe se shtrimet në spital kanë arritur në 9 mijë me një rritje prej 14 përqind.

Klan News