OBSH: Varianti i ri paraqet një rrezik shumë të lartë global

Varianti i ri Omicron i Covid-19, po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës. Danimarka është bërë vendi i fundit europian që ka konfirmuar raste pozitive me mutacionin e ri. Vendet e prekura deri më tani nga varianti i ri janë Holanda, Gjermania, Republika Çeke, Italia, Britania e Madhe dhe Belgjika. Në Britaninë e Madhe nurmri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 9 pasi në Skoci janë identifikuar 6 raste të reja.

Omicron po nxit një valë paniku në të gjithë botën, pasi aktualisht shume shtete kanë qenë ende duke luftuar me variantin shumë infektiv Delta si dhe lloje të tjera.

Sipas Organizatës  Botërore të  Shëndetësisë, varianti Omicron ka të ngjarë të përhapet në të gjithë botën, duke paraqitur një rrezik “shumë të lartë” global. Omicron nuk do të kursejë as të vaksinuarit pasi parashikohet një rritje rastesh dhe infektimesh megjithëse kjo rritje parashikohet të jetë e vogël.

Duke folur në një konferencë për shtyp të dielën, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se po zhvillohet një “garë me kohën” për të trajtuar variantin e ri. Ndërkohë në Zvicër nuk është ende e konfirmuar po dyshohet për rastin e parë me variantin e ri.

Rasti i parë që dyshohet është një shtetas i cili ishte kthyer nga Afrika e Jugut një javë më parë. Qytetarët zviceranë kanë mbështetur masat e qeverisë për të luftuar koronavirusit. Sipas rezultateve të referendumit të së dielës më shumë se 60% e zviceranëve janë pro masave anti-covid dhe pasaportës shëndetësore.

Klan News