Dy kompani shqiptare që kanë bërë histori në telekomunikacion, ku janë realizuar thirrja e para e telefonisë fikse dhe asaj të lëvizshme bashkohen nën një emër të ri “One Albania”.

Identitet i ri, synon të vendosë konsumatorin dhe nevojat e tij në qendër të vëmendjes së biznesit.

One Albania është anëtare e grupit hungarez 4iG që operon në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit. Grupi 4iG pati një zgjerim dinamik gjatë viteve të fundit, me blerjen e disa kompanive si One Mali i Zi, One Telecommunications, ALBtelecom në Shqipëri dhe Vodafone Hungari.

Marka e re ONE Albania u prezantua gjatë Ditës së Verës me disa angazhime të rëndësishme në tregun shqiptar, duke sjellë shërbime plotësisht të integruara si: telefoni fikse, të lëvizshme, internet dhe shërbime IPTV dhe duke ofruar +30% më shumë shpejtësi interneti dhe +30% më shumë shtrirje me fibër optike në vend.

One Albania zgjodhi 14 Marsin, Ditën e Verës për të prezantuar imazhin e ri, si një mesazh se, ky rifillim është plot energji dhe pozitivitet sikurse edhe Dita e Verës.

Për materializimin e këtij vizioni, One Albania realizoi një nga shfaqjet më të mëdha të dronëve në Evropë, kur në mbrëmjen e 14 Marsit, mbi Liqenin Artificial të Tiranës, 500 dronë u orkestruan në një shfaqje artistike plot ngjyra dhe mesazhe mbresëlënëse, realizuar falë rrjetit mobile One Albania.

Në emisionin “Opinion” u zhvillua një intervistë të zgjeruar me Peter Fekete, Drejtor Ekzekutiv i Grupit 4iG, ku mësuam edhe më shumë mbi ekspertizën e tyre në sigurinë kibernetike dhe gatishmërinë e rrjetit për teknologjinë e gjeneratës tjetër, 5G si edhe shumë informacione rreth investimeve të grupit në të ardhmen.

Fekete u shpreh entuziast mbi tregun shqiptar dhe Shqipërinë dhe deklaroi se Shqipëria është përzgjedhur nga ky grup si qendra e zgjerimin të mëtejshëm në rajon.

Blendi Fevziu: Mirëdita, zoti Fekete dhe faleminderit që jeni me ne sonte.

Peter Fekete: Faleminderit ju për ftesën.

Blendi Fevziu: Kjo është vizita juaj e parë në Shqipëri?

Peter Fekete: Kam ardhur shumë herë këtu gjatë këtyre dy viteve.

Blendi Fevziu: Si ju duket Shqipëria?

Peter Fekete: Shqipëria është një prej shteteve të mia të preferuara në gjithë botën. Më duhet të them…

Blendi Fevziu: Jeni i sigurt për këtë?

Peter Fekete: Absolutisht. Shikoni, Shqipëria është një prej vendeve më mikpritëse dhe më të sigurta që kam vizituar dhe ngrohtësia e njerëzve është vërtetë e jashtëzakonshme…

Blendi Fevziu: Mos harroni ushqimin, ju lutem…

Peter Fekete: Ushqimi vjen i pari për mua.

Blendi Fevziu: Megjithatë ju jeni këtu për një arsye shumë të veçantë. Tanimë, One dhe ALBtelecom janë një kompani dhe markë e vetme. Çfarë do të thotë kjo për ju?

Peter Fekete: Ky është edhe një udhëtim personal për mua, sepse Shqipëria ishte tregu i parë i vërtetë ndërkombëtar ku ne hymë.

Blendi Fevziu: Shqipëria ka qenë vërtetë tregu i parë ndërkombëtar?

Peter Fekete: Ky është shteti i parë që hymë, në të njëjtën kohë me Malin e Zi, por kjo është pika e parë hyrëse në tregun ndërkombëtar për ne.

Blendi Fevziu: Kjo markë e re është po ashtu e rëndësishëm për ekonominë e Shqipërisë apo jo? Edhe për shoqërinë…

Peter Fekete: Absolutisht po. Është e rëndësishme për ekonominë e Shqipërisë, për njerëzit si edhe për ne, pasi kemi bashkuar dy operatorë në një dhe në të njëjtën kohë jemi duke punuar për markën e re.

Blendi Fevziu: Cila është vlera e kësaj bashkimi?

Peter Fekete: Ajo që është e rëndësishme të shohim këtu është se jemi duke bërë një integrim i cili shkon së bashku me konsolidimin e dy operatorëve në një. Kjo shumë e rëndësishme, sepse nëse do të shihni tregjet ndërkombëtarë, tregu evropian ka ngelur pas në krahasim me tregu amerikan dhe atë aziatik. Kjo vjen sepse këtu ka shumë operatorë. Në Evropë duhen operatorë me kapital të fortë,  të cilët do të kenë mundësi të investojnë në 5G, në frekuenca, në aksesin në fibër dhe teknologji të tilla. Është e pamundur të bëhen këto investime kur operatorët janë lojtarë të dobët, pa kapitalin e duhur. 4iG, e cila është kompania mëmë e ONE Albania, mund të ndihmojë ekonominë e Shqipërisë me anë të digjitalizimit dhe investimeve.

Blendi Fevziu: Megjithatë, dua t’ju pyes për sigurinë kibernetike. Në Shqipëri kemi probleme me sigurinë e sistemeve, dhe ju e dini shumë mirë se çfarë mund të ndodhë. Mund të ndihmoni ju në këtë drejtim?

Peter Fekete: Kjo është diçka për të cilën mund të ndihmojmë pasi 4iG e ka origjinën te Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit dhe siguria kibernetike. Ky ka qenë biznesi ynë kryesor që kemi zhvilluar gjatë këtyre 30 viteve.

Blendi Fevziu: Është kjo njëra prej pikave tuaja të forta tuaja le të themi…

Peter Fekete: Teknologjia e informacionit dhe komunikimit, patjetër.

Blendi Fevziu: 4iG filloi si kompani e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në fillim?

Peter Fekete: E saktë. Më 1994, u themelua si një integrues i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në Budapest.

Blendi Fevziu: Çfarë mund të bëjmë për sigurinë kibernetike?

Peter Fekete: Ne jemi një integrues sistemesh dhe mund të sjellim teknologjinë më të mirë nga e gjithë bota dhe më pas mund të ngremë sistemet, softuerët, harduerët për të gjetur një zgjidhje, e cila mund të ndihmojë jo vetëm qeverinë, por edhe korporatat nga rreziqet kibernetike.

Blendi Fevziu: Pse zgjodhët Shqipërinë si Qendrën e Bashkëpunim Rajonal për Investime?

Peter Fekete: Shqipëria ka një vendndodhje strategjike.

Blendi Fevziu: Pse?

Peter Fekete: Është një qendër shumë e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, është një prej një ekonomive më të mëdha, ka popullsi të re dhe mendoj se do të rritet konsiderueshëm në dekadën në vijim në rrugën e saj drejt BE-së. Dhe më pas Hungaria, dhe ne si një kompani e vendosur në Hungari mund të jemi aty për të ndërtuar urat midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Blendi Fevziu: Ju jeni të pranishëm në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Megjithatë a keni plane të shkoni edhe në vende të tjera?

Peter Fekete: Padyshim që planifikojmë të zgjerohemi më tej në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Tani jemi të pranishëm në katër shtete, në Hungari, ku kemi tregun tonë të brendshëm, Shqipëri, Mal të Zi dhe Izrael. Do të donin të zgjeroheshim më tej në rajonin e Ballkanit. Serbia, Maqedonia, Bosnja janë shtete ku ne pa diskutim do të donim të zgjeroheshim në të ardhmen. Së fundmi transaksioni më i rëndësishëm në historinë e telekomunikacionit hungarez u mbyll me sukses. Ne  kemi blerë aksione të Vodafone Hungarisë , gjë që do na zgjerojë edhe më shumë në fushën e telekomunikacineve.

Blendi Fevziu: Pra le të themi që keni interes për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor…

Peter Fekete: Saktë.

Blendi Fevziu: Edhe diçka tjetër që dua t’ju pyes. Qeveria është e interesuar në teknologjinë 5G. Çfarë mund të ofroni në këtë drejtim?

Peter Fekete: Siç e dini, ne do të përdorim rrjetin celular të përdorur nga One Telecommunications, një rrjet Ericsson i gatshëm për 5G. Ndërkohë që ne do të investojmë në 5G, do të ketë frekuenca të ndryshme 5G,  të cilat do të tenderohen nga AKEP-i. Sigurisht që edhe ne kemi për të marrë pjesë në tender. Dëshirojmë të blejmë frekuenca të mira, do të ngremë kullat dhe do të sjellim rrjetin 5G më pranë bizneseve dhe shtëpive në të gjithë  Shqipërinë.

Blendi Fevziu: Zoti Fekete, jeni i kënaqur me investimin tuaj në Shqipëri? Po shkon gjithçka mirë?

Peter Fekete: Është një pyetje shumë interesante. Nuk ka kaluar një vit nga çasti kur u vendosëm në Shqipëri. Blemë ALBtelecom-in dhe më pas One Telecommunications më pak se një viti përpara. Kanë ndodhur shumë gjëra, bashkuam dy kompanitë, krijuam ekipin e menaxhimit, kemi filluar investime në infrastrukturën bazë, pra ka plot gjëra që kanë ndodhur dhe deri më tani ne jemi shumë të lumtur. Kemi ardhur këtu me një vizion afatgjatë. Ajo që na dallon ne nga operatorët e tjerë të Evropës Perëndimore është se ne i kemi bazat në shtetin tonë dhe ndërsa rrisim praninë tonë rajonale në vende të tjera të vogla, dhe fokusohemi në tregje të mëdha perëndimorë, e konsiderojmë këtë vend si një pikë ideale.

Blendi Fevziu: Ju jeni të interesuar vetëm në këtë treg në Shqipëri apo jeni të interesuar edhe për investime të tjera?

Peter Fekete: Jemi të interesuar në investime lidhur me teknologjinë e info-komunikimeve  në përgjithësi, e cila është diçka që do na interesonte për zgjerimin. Shikojmë shumë mundësi për “cross selling” dhe “upselling” midis ICT-se dhe telekomunikacionit, jo vetëm në Hungari, por edhe në  Ballkan. Do të donim të krijonim diçka në IT dhe më pas të rrisim praninë tonë këtu në mënyrë organike.

Blendi Fevziu: Ka shumë investime hungareze në Shqipëri. Po zgjerohet ekonomia hungareze në tërësi?

Peter Fekete: Mendoj se po. Mund të shikoni se në sektorët e energjisë, bankar, telekomunikacionit, kompanitë hungareze janë duke u bërë më aktive. Për Hungarinë, rajoni më i natyrshëm për t’u rritur është ai i Ballkanit Perëndimor. Pres që veprimtaria mes Hungarisë, Shqipërisë dhe 6 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor do të zgjerohet.

Blendi Fevziu: Ju keni qenë në Shqipëri vetëm për punë, pra le të themi si përfaqësues i kompanisë, asnjëherë si turist…

Peter Fekete: Kam qenë plot herë këtu dhe sidomos gjatë verës, përpiqem të gjej kohë të lirë për të parë vendin të cilin mund të them se e njoh mjaft mirë megjithatë nuk kam qenë ne shumë vende. Ajo që kam parë ka qenë shumë pozitive dhe do të doja të vija më shpesh si turist me familjen time. Megjithatë, ushqimi, dielli, cilësia e jetës, gjithçka është shumë pozitive dhe patjetër që do ia rekomandoja të gjithëve ta vizitonin.

Blendi Fevziu: Jam i sigurt se do riktheheni në Shqipëri me familjen për pushime. Është një vend ende jo shumë i njohur por shumë interesant, sidomos jugu. Në përgjithësi, si i shikoni marrëdhëniet midis Hungarisë dhe Shqipërisë? Gjeni ngjashmëri midis dy vendeve?

Peter Fekete: Do të thosha se duke u rritur në Hungari dhe duke kaluar shumë kohë në Mbretërinë e Bashkuar, e cila është një shoqëri shumë e hapur, më duhet të them që Shqipëria është edhe më e hapur se Hungaria. Njerëzit janë pozitivë, miqësorë, të gjithë flasin rrjedhshëm anglisht. Mendoj se lidhjet ekonomike dhe politike funksionojmë shumë mirë për një bashkëpunim më të fortë. Vitin e kaluar nënshkruam deklaratën për uljen e tarifave Roaming. 4iG ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të kësaj iniciative, nënshkruam marrëveshjen, jemi pjesëmarrës aktiv në proces dhe mendojmë se në fusha të tilla si kjo do të jemi në gjendje të ndërtojmë ura bashkëpunimi. Ndërkohë që Shqipëria është drejt integrimit në BE, ne do të mund ta ndihmojmë në rrugën e saj, duke qenë se jemi një shtet anëtar i BE-së.

Blendi Fevziu: Cili mendoni se është projekti i ardhshëm i 4iG?

Peter Fekete: Ndërkohë që jemi duke punuar për bashkimin e kompanive dhe markën e re, do të fokusohemi në përmirësimin e eksperiencës së klientit. Po ashtu do të investojmë në 5G, në ngritjen e teknologjisë “Fibër në shtëpi” dhe po ashtu mendoj se do të ndërtojmë biznesin tonë të teknologjisë këtu.

Blendi Fevziu: Do të përdorni emrin One edhe për biznese të tjera?

Peter Fekete: One është një marke rajonal që ne e kemi në Mal të Zi dhe tanimë e kemi sjellë në Shqipëri. Kemi plane të ngjashme në Hungari për sektorin B2C.

Blendi Fevziu: Për të përdorur të njëjtin emër?

Peter Fekete: Po, kryesisht në sektorin B2C.

Blendi Fevziu: Shpresoj që gjithçka do të shkoj mirë me ju dhe ju falënderoj shumë për këtë intervistë zoti Fekete.

Peter Fekete: Faleminderit ju për intervistën, ka qenë kënaqësi të flisnim së bashku.

Blendi Fevziu: Dhe shpresoj ta vizitoni Shqipërinë së bashku me familjen tuaj për pushime.

Peter Fekete: Patjetër, së shpejti.

Blendi Fevziu: Faleminderit./tvklan.al