One Direction festojnë 10-vjetorin - Tv Klan

One Direction festojnë 10-vjetorin



One Direction festojnë 10-vjetorin

23:59 17/07/2020

Në kuadër të përvjetorit do të sjellin një album të ri muzikor

Me rastin e 10 vjetorit të krijimit të tyre grupi i famshëm One Direction do të sjellë një projekt të ri për të gjithë fansat. Në bashkëpunim me kompaninë “Simon Jones PR” grupi do të realizojë një video ku do të perfomojë për të festuar këtë 10-vjeçar kaq të suksesshëm. Videoja do të përmbajë të gjithë rrugëtimin e tyre, që nga krijimi, mënyra sesi u formuan në “The X Factor” e deri tek të gjitha klipet muzikore, turet ndërkombëtarë etj.

Kompania “Simon Jones PR” do të hapë edhe një faqe në internet ku fansat do të kenë mundësi që të shkarkojnë të gjithë listën muzikore të bandës së famshme muzikore. Aty do të përfshihen edhe audicionet ku ata kanë marrë pjesë. Fansat do të jenë në gjendje të lidhen me Spotify dhe Apple Music përmes faqes dhe t’i ruajnë në llogaritë e tyre përkatëse. Kjo pritet të ndodhë më 23 Korrik.

Liam Payne, Harry Styles, Louis Tomlinson, Niall Horan dhe Zayn Malik formuan bandën e që nga fillimi e deri tani konkurrojnë tregun ndërkombëtar. Ata për shumë kohë qëndrojnë në top listat muzikore me këngët “What Makes You Beautiful” dhe “Story of My life”. Grupi ka fituar shtatë çmime Brit Awards, katër MTV Video Music Awards, gjashtë Billboard Music dhe 28 Teen Choice.

Në vitin 2015, Zayn Malik njoftoi vendimin e tij për t’u larguar nga grupi. Më pas Harry Styles, Tomlinson, Payne dhe Horan vendosën të qëndrojnë pa Malik për rreth 1 vit dhe më pas grupi u shpërbë.

Klan Plus








Të ngjashme