Këshilli i Lartë të Prokurorisë, një prej institucioneve kyç të reformës në drejtësi rrezikon të mos ngrihet. Afati 15-ditor i thirrjes së parë për vendin vakant që i takon prokurorëve të Apelit dështoi, pasi asnjë nuk shfaqi interes.

Ngërçi në ngritjen e KLP erdhi pas shkarkimit të prokurorit Bujar Hoti nga komisioni i vettingut në 10 Shtator. Hoti ishte kandidat për këtë këshill si përfaqësues i prokurorive të apelit. Së bashku më të nga këto prokurori kandiduan Luan Kaloçi e Besa Nikëhasani, të cilët po ashtu nuk kaluan dot vettingun. I vetmi që ka kaluar procesin është Arben Dollapi.

Nga prokuroritë e apelit, sipas ligjit, duhet të jenë dy anëtarë. Në kushtet kur vettingu ka shkarkuar tre kandidatë dhe ka kaluar vetem një, skenari më i keq është zvarritja e ngritjes se këtij Këshilli. Kjo situatë ka shqetësuar edhe zyrën e Bashkimit Eiropian në Tiranë, e cila ka postuar në llogarin e saj në Twitter, thirrjen që drejtusja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Kalavera u ka drejtuar prokurorëve për të aplikuar.

“Thirrje prokurorëve të Apelit: Shfrytëzojeni mundësinë dhe aplikoni për pozicionet në Këshillin e Lartë të Prokurorisë! Këshilli luan një rol kyç në sistemin shqiptar të drejtësisë dhe në çuarjen përpara të integrimit të vendit tuaj në BE”.

Ligji parashikon që Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhet të ketë 11 anëtarë, nga të cilët gjashtë janë nga radhët e Prokurorisë dhe pesë nga radhët e avokatëve, shoqërisë civile e akademikëve.

Tv Klan