Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla mbaron në datën 3 Dhjetor. Misionit amerikan OPDAT që asiston prej vitesh Shqipërinë në sistemin e drejtësisë dhe ka marrë pjesë në hartimin e Reformës në Drejtësi ka arritur në përfundimin se pas kësaj date, Llalla nuk mund të qëndrojë në detyrë.

Në situatën që paraqitet këtu, duket se dispozitat kalimtare përcaktojnë të drejtën dhe detyrimin e Kuvendit të zgjedhë një prokuror të lartë, i cili i plotëson kërkesat e neneve 22 deri 27 të Ligjit për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë, si prokuror i përkohshëm me shumicë të thjeshtë, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

OPDAT është i qartë në rekomandimin e tij drejtuar parlamentit, teksa shprehet se kuvendi aktual nuk ka asnjë bazë ligjore ku të mbështetet për zgjatur mandatin e kryeprokurorit aktual.

Nuk ka autoritet kushtetues ose ligjor për Parlamentin që të zgjasë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm aktual, mbas skadimit të mandatit të tij. Përkundrazi, ekziston një dispozitë e qartë që urdhëron emërimin e një Prokurori të Përgjithshëm të përkohshëm.

Sipas OPDAT, prokurorin e përkohshëm, ne kushtet kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk është themeluar ende, do ta zgjedhë kuvendi.

Në rast se mandati i Prokurorit të Përgjithshëm përfundon para kohe, para themelimit të Këshillit të Lartë Prokurorial, funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm do të caktohen përkohësisht, me vendim të Kuvendit, nga një nga prokurorët më me përvojë nga radhët e prokurorëve që plotësojnë kërkesat dhe kriteret e Kapitullit IV, Seksioni i të këtij ligji.

Sipas OPDAT, drejtuesi i ri i prokurorisë zgjidhet me shumicë të thjeshtë dhe mjafton që të pranishëm në sallë të jenë 71 deputetë.

Tv Klan