Rama, Escobar dhe Dimitrov pjesë e takimit virtualisht, Laçak në Serbi

Sot në Serbi mbahet takimi i radhës për nismën “Open Balkan”. Mbledhja pritet të zhvillohet në parlamentin serb në Beograd por disa prej pjesëmarrësve do t’i bashkohen takimit virtualisht. Pjesë e takimit në Serbi do të jetë edhe i dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak.

Kryeministri Edi Rama, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov do t’i bashkohet konferencës online.

Takimi i radhës parashikohet të zhvillohet në Tiranë në muajin Dhjetor duke konkretizuar edhe një sërë marrëveshjesh për lehtësimin e lëvizjes në kufi.

Klan News